Burri i Alketa Vejsiut oligark në Jug! Do ndërtojë resort 140 mijë metra katrorë në Dhërmi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.01.2026, 01:05

Kompania "Orion" sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Ardian Nelo (bashkëshorti i moderatores Alketa Vejsiu), një emër që shfaqet rregullisht në listat e tenderëve publikë dhe lejeve të rëndësishme të ndërtimit ka përfiruar një leje ndërtimi në zonën e lakmuar të Dhërmiut.

140 mijë metra katrorë në bregdet me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) e drejtor kryeministrin Rama, Nelo kthehet në oligark në Jug.

KKT ka miratuar rishikimin e kushteve të lejes së zhvillimit për objektin: "Kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1, 2 dhe 3 kate nëntokë".

Bëhet fjalë për një projekt gjigant në Perivolo (Gjilekë), që shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 14 hektarësh.

Screenshot

Skema është tashmë e njohur... nën petkun e zhvillimit të turizmit, bregdeti i Jonit po mbushet me vila private dhe apartamente për një elitë të ngushtë, duke e bërë aksesin në det praktikisht të pamundur për qytetarët e thjeshtë.

Screenshot

Sipas planvendosjes së re, kompleksi nuk do të jetë thjesht një hotel, por një qytet i vogël brenda bregdetit me rezidenca luksoze. Kjo lloj "përpirjeje rezidenciale" tregon qartë se interesi nuk është turizmi elitar që sjell të ardhura për ekonominë kombëtare, por shitja e vilave me çmime marramendëse, duke kanalizuar fitimet në duart e biznesmenit Nelo dhe rrethit të tij.

Ky dokument është vetëm maja e ajsbergut të një strategjie që po e kthen Shqipërinë në një pronë private të një grushti njerëzish.

TOKAT NË DHËRMI ME DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA

Rezulton se në vitin 2022, janë sekuestruar 60 mijë m² tokë në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, pasi sipërfaqet në fjalë dyshohet se ishin përfituar përmes falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë.

Kjo vuri në në ngërç planet e disa biznesmenëve të njohur për ndërtimin e resorteve dhe fshatrave turistike në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e Alketa Vejsiut.

Parcelat e tokeës në territorin e bashkisë Himarë, kapnin një vlerë tregu rreth 8 MILIONË €.

Sipas dosjes hetimore, Ardian Nelo kishte aplikuar në ASHK Vlorë për regjistrimin e një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), për një sipërfaqe prej 1,430 metrash katrorë, në emër të shtetasit Odhise Ruci. Aplikimi ishte miratuar dhe regjistruar në vitin 2022.

Në këtë rast, dyshohet se toka ishte menduar për ndërtimin e një strukture turistike në zonën bregdetare të Dhërmiut. Planet e ndërtimit u pezulluan, deri në zbardhjen përfundimtare të çështjes dhe një vendim përfundimtar të gjykatës mbi pronësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit