Një situatë alarmante ka prekur banorët e fshatit Lojmë, Kukës, ku rruga kryesore është e bllokuar prej më shumë se një muaji, duke i lën banorët të izoluar. Sipas denoncimit të një qytetari, pavarësisht kërkesave të përsëritura, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.
Qytetari pretendon se Kryetari i Bashkisë u ka thënë banorëve se nuk ua rregullon rrugën dhe nëse ata drejtohen tek Edi Rama, duke lënë banorët të ndihen të injoruar, dhe të braktisur nga Bashkia Kukës.
Ai thotë se kjo indiferencë ka bërë që situata të bëhet e padurueshme për gjithë komunitetin, duke penguar qarkullimin e përditshëm, transportin e fëmijëve në shkollë, por edhe aksesin ndaj shërbimeve urgjente.
Banorët e Lojmës kërkojnë hapjen e menjëhershme të rrugës dhe marrjen e masave që të mos përsëritet një situatë e tillë, duke i dhënë komunitetit mundësinë të ketë qarkullim normal dhe të sigurt, pasi çdo ditë po rrezikon jetën e tyre.
Mesazhi plotë i tij: “ Përshëndetje dua të bëj një denëncim jam banor i fshatit lojme bashkia kukës ka 1 muaj ësht blloku rruga kryetari i bashkis thot shkoni ku të doni ne sua hapim rrugën përtej Edi Ramës shkoni se spyes për njeri të gjall ju lutem postojeni.”