Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Përmet. Rreth orës 19:00, një i ri është gjetur pa shenja jete në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin D. Muçenji, 31-vjeç, i cili është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Shkaqet që e çuan të riun drejt kryerjes së aktit ekstrem mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.