Shkrumbohen banesat në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.01.2026, 19:29

Një incident i rëndë zjarri është regjistruar në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Njësisë Administrative Tregan, ku një banesë është shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët.

Burime paraprake bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në instalimet elektrike, ndërsa kushtet e pafavorshme atmosferike, veçanërisht era e fortë, kanë përkeqësuar situatën duke ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Si pasojë, katër persona të së njëjtës familje kanë mbetur pa një strehë mbi kokë, në mes të të ftohtit, me temperatura që kanë zbritur nën zero. Nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit