Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në Liqenin e Butrintit, ku popullata e midhjes, një specie simbolike për këtë zonë, po përballet me rënie të ndjeshme.
Sipas denoncimit, shkaku kryesor i këtij fenomeni është ndotja e ujërave dhe qarkullimi i dobët i kanaleve që lidhen me liqenin. Kanalet, që normalisht duhet të sigurojnë qarkullimin e ujit, nuk po funksionojnë si duhet, gjë që çon në grumbullimin e ujit të ndotur dhe krijimin e kushteve të pafavorshme për midhjen.
Qytetari paralajmëron se kjo gjendje po kërcënon seriozisht ekosistemin e liqenit dhe pasurinë natyrore që lidhet me midhjen e Butrintit, një nga simbolët më të njohur të zonës. Mungesa e qarkullimit të ujit dhe ndotja mund të çojnë në zhdukjen e kësaj specieje, duke shkaktuar një humbje të rëndësishme për biodiversitetin lokal dhe për ekonominë që mbështetet tek prodhimi i midhjes.
Ai kërkon masa të menjëhershme për pastrimin e ujërave dhe rikthimin e ekuilibrit natyror të liqenit, përndryshe pasojat për ekosistemin dhe ekonominë lokale do të jenë të parikuperueshme.