Aksident i fortë në Cërrik, përplasje kokë më kokë në unazë: Dy vajza përfundojnë në spital

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.01.2026, 19:05

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e dy vajzave.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dy të rejat kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime nga spitali bëjnë me dije se fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej automjeteve të përfshira në aksident mbante targa të Kosovës. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar, i shoqëruar me shpejtësi mbi normat e lejuara, çka ka bërë të pamundur shmangien e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit