“Prej 4 muajsh tubi i ujit i çarë, Bashkia Krujë ende pa asnjë masë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.01.2026, 18:39

Një banor nga Fushë-Kruja ka denoncuar një problem serioz që vijon prej më shumë se katër muajsh, pa asnjë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

Sipas denoncuesit, gjatë punimeve në rrugë, punëtorët kanë çarë tubin e ujit, duke shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme. Që prej asaj kohe, problemi nuk është rregulluar dhe situata është përkeqësuar dita-ditës.

Pavarësisht ankesave të përsëritura, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e dëmit. Në mes të rrugës ndodhet edhe një gropë e hapur, e cila përbën rrezik real për këmbësorët dhe automjetet, veçanërisht gjatë natës ose në kushte të këqija moti.

Banorët shprehen të revoltuar nga neglizhenca e institucioneve, ndërsa humbja e ujit të pijshëm vijon pa ndërprerje. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e tubacionit dhe mbylljen e gropës, për të garantuar sigurinë dhe shërbimin bazë të ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit