Kontrolle të imtësishme në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.01.2026, 18:11

Një operacion i gjerë sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Krahun e 3-të të Burgut të Koridhalos, pas vrasjes së të dënuarit Jani Aliaj. Aksioni u organizua nga Roja e Jashtme, me mbështetjen e Ekipit Special O.A.E.E., në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e institucionit penitenciar.

Gjatë operacionit, forcat e sigurisë ushtruan kontrolle të detajuara në mbi 50 qeli, të cilat u kryen në mënyrë të koordinuar dhe të synuar. Si rezultat, u sekuestruan dhjetëra telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme mjetesh të rrezikshme, përfshirë thika, shkopinj dhe objekte të tjera të improvizuara.

Jani Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ndër të cilat më e njohura është ajo e Elton Çiços. Sipas raportimeve të mediave greke, mes autorit të dyshuar, një shtetas grek dhe viktimës, Jani Aliaj kishte pasur përplasje të vazhdueshme. Aliaj dyshohet se është goditur dy herë në zonën e qafës me një mjet prerës të improvizuar, plagë që rezultuan fatale.

Gjithashtu sipas policisë greke për Aliajn ka ekzistuar prej kohësh një 'urdhër vdekje'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit