“Kur arka boshatiset, policët u turren furgonëve: Gjoba pa limit për të gjithë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.01.2026, 16:23

Policia rrugore ka rënë sërish në lupën e qytetarëve, të cilët e akuzojnë atë për vendosjen e gjobave jo mbi bazën e shkeljeve reale, por për të plotësuar një numër të paracaktuar ndëshkimesh.

Në një mesazh drejtuar redaksisë sonë, një qytetar shpreh shqetësimin se efektivët e policisë, në momentet kur nuk arrijnë të përmbushin kuotën e gjobave dhe “arka është bosh”, u drejtohen kryesisht furgonëve dhe mjeteve të transportit të punonjësve apo nxënësve për të plotësuar shifrat.

Sipas qytetarit, kjo praktikë është bërë shqetësuese, pasi për të përmbushur urdhrat e eprorëve, policët ndalojnë dhe vonojnë nxënësit e shkollave, si edhe punonjësit e kompanive të ndryshme, duke krijuar kaos dhe pakënaqësi të përgjithshme.

Ai shprehet i revoltuar, duke theksuar se në shumë raste ndalimet duken arbitrare dhe jo të bazuara në shkelje të qarta të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë situatë, Policia e Shtetit, ajo rrugore dhe bashkiake, sipas perceptimit të qytetarëve, duket se kohët e fundit ka humbur ndjeshëm besimin e publikut, duke u përballur me kritika të forta për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe marrëdhënien me qytetarët.

Denocimi i qytetarit:

Përshëndetje, sa herë boshatiset arka e shtetit dalin në aksion dhe ndalojnë furgonë me nxënës shkolle palidhje, fëmijët dhe personelet e kompanive sa të plotësojnë gjobbat pa e diskutuar fare. Nuk merren me gjëra serioze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit