Po udhëtonte me shokët, ky është 25-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Laç

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2026, 16:29

Elinor Tushe, 25-vjeçari që shihni në foto është i riu që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit.

I riu po udhëtonte në makinë bashkë me Gentjan Xhaferrin, shoferi, dhe Leandro Fufin, kur në rrethana të paqarta janë përplasur fort me një mjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes, Xhaferri dhe Fufi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa Elinori ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit tjetër Aron Zymaj, ndërsa 23-vjeçari Gentjan Xhaferri është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen.

Për ndarjen e parakoshme nga jeta të 25-vjeçarit kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë dhe familjarët e tij të cilët e kujtojnë Elinorin si djalë të buzëqeshur dhe dashur me të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit