Jetoni vetëm? Aplikacioni që të pyet çdo ditë “A je gjallë?” po pushton botën!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 15:54

Aplikacioni Demumu, i cili i pyet përdoruesit çdo ditë “A ke vdekur?”, është kthyer papritur në një fenomen global. Me një çmim simbolik prej 8 juanësh (rreth 0.12 dollarë), aplikacioni synon të qetësojë personat që jetojnë vetëm dhe vuajnë nga frika apo ankthi. I lançuar në maj 2025, ai është bërë së fundmi aplikacioni më i shkarkuar në Kinë, veçanërisht nga të rinjtë, ndërsa renditet shumë lart edhe në SHBA, Singapor, Hong Kong, Spanjë dhe Australi.

Demumu funksionon si një “shoqërues sigurie”, përdoruesi duhet të konfirmojë çdo ditë se është mirë duke shtypur një buton jeshil. Nëse kjo nuk ndodh, aplikacioni njofton automatikisht një kontakt emergjence të zgjedhur më parë. Shumë përdorues, si Wilson Hu nga Pekini, thonë se aplikacioni u jep siguri, sidomos kur jetojnë ose flenë vetëm, larg familjes.

Aplikacioni është zhvilluar nga kompania kineze Moonscape Technologies, e përbërë nga tre të rinj të lindur pas vitit 1995, me një kosto minimale zhvillimi prej rreth 1,000 juanësh. Megjithëse emri i aplikacionit ka ngjallur shqetësime në Kinë dhe mund të ndryshohet, kompania po planifikon zgjerim, përfshirë një version të posaçëm për persona mbi 60 vjeç, me synimin për t’u ofruar më shumë kujdes dhe vëmendje të moshuarve që jetojnë vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit