Qytetari akuzon fqinjin për shkatërrim prone: Do që t’ia shes, institucionet heshtin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2026, 16:55

Një qytetar, pronar i një biznesi në zonën e Kombinatit, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë serioze që po përjeton prej vitesh me fqinjin e tij, duke pretenduar se prona e tij është dëmtuar dhe zaptuar, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk po marrin asnjë masë.

Sipas qytetarit, biznesi i tij ndodhet në katin përdhes, ndërsa fqinji zotëron katin e dytë të pallatit së bashku me ballkonin. Objekti në fjalë, sipas tij, është përfituar nga projekti “Unifikim Fasade” i Bashkisë së Tiranës për katet përdhese në zonën e Kombinatit, investim i kryer nga vetë ai dhe që nuk ka lidhje funksionale me banesën e fqinjit.

Qytetari shprehet se fqinji i tij ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në objekt, duke dëmtuar tavanin nga sipër, hapur vrima dhe shkaktuar rrjedhje uji që kanë dëmtuar rëndë ambientin e brendshëm dhe mallin e biznesit. Ai pretendon se lagështira ka sjellë prishjen e produkteve, ndërsa era e rëndë ka larguar klientët.

Në denoncimin e tij, qytetari thekson se ka kërkuar ndihmë në Komisariatin nr. 6, por është drejtuar te Urbanistika, e cila më pas ka përfshirë Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), pa u marrë asnjë masë konkrete. Ai pretendon se fqinji i tij po përdor ambientin sikur të ishte pronë e tij dhe se po përkrahet nga shefja e Urbanistikës së Njësisë nr. 6, duke e penguar edhe në kryerjen e riparimeve.

Sipas tij, fqinji ka kthyer një dritare në derë, duke hyrë në objektin e biznesit, ndërsa tarraca i përket pronarit të katit përdhes dhe ndodhet në proces legalizimi. Qytetari shprehet se dëmtimet janë të qëllimshme dhe synojnë detyrimin për të shitur pronën.

Ai i bën thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht për të ndalur dëmtimin e pronës dhe për t’i dhënë zgjidhje këtij konflikti, ndërsa kërkon publikimin e rastit me shpresën se problemi do të marrë vëmendjen e duhur.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje, kam nevoj per publikim urgjent jam banor i kombinatit kam nje problem ne aktivitetin tim ku me eshte shkatrruar dhe zaptuar prona nga komshiu kam kerkuar ndihme urgjente nga komisariati nr 6 ,komisariati me dergon tek urbanistika urbanistika dergon policin bashkiak te zones polici bashkiak ia le iMT asnje nuk po merr masa ju lutem kerkoj nga ju postim qe hallit tim ti jepet zgjidhje Video eshte tavani i brendshem i objektit. Po kati i dyte eshte i tij kurse kati perdhes ka nje projekt Unifikim Fasade nga Bashkia e madhe por investimi eshte i imi por ky objekt nuk ka lidhje me shtepine e tij sepse ai siper ka ballkonin e tij ndersa tarraca eshte e imja personale. Ky eshte nje objekt i perfituar nga zbatimi i nje projekti “Unifikim Fasade” te Bashkise Tirane per katet perdhese tek rruga e Kavajes ne Kombinat

Une Bujar Lico jam banor i vjeter i Kombinatit ndersa ky qe nderhyn e ka te blere shtepine ne kate te dyte dritaren Zotria e ka bere dere dhe hyn tek objekti qe eshte bere me Unifikim fasade.Shkelqim Nezha e perdor objektin tim sikur ta kishte te tijen sepse e perkrah shefja e urbanistikes te Njesis nr 6 Marjana Xibraku.Shkelqim Nezha ka kaq vite me ben presion sepse do ta blej sic ka bere me shume banor te ketij pallati ndersa tani ka dal hapur fare ne mbrojtje te inxhinieres se urbanistikes gjithashtu nuk me lejon te bej riparime.

Tavanin e ka car nga larte ka hapur vrima cbie jashte bie brenda dhe me ka demtuar dhe mallin,rrobat me jane kalbur nga lageshtira dhe nuk me hyn njeri ne dyqan nga era e keqe e ka demtuar qellimisht qe tme merzisi dhe tia shes.Tani inxhinierja e Urbanistikes i jep perkrahje dhe ka dal me teorin qe tavani eshte objekt i perbashket ku eshte i perbashket?clidhje ka ?une ekam ne proces legalizimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit