Champions League rikthehet me supersfida, Inter–Arsenal ndez mbrëmjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.01.2026, 14:19

Pas një pauze mbi njëmujore, futbolli europian rikthehet me emocionet e UEFA Champions League, kompeticionit më prestigjioz në botë. Të martën zhvillohet raundi i shtatë i fazës së grupeve, ku vëmendja është e përqendruar te supersfidat që premtojnë spektakël.

Në plan të parë është përballja e madhe në “San Siro”, ku Interi pret Arsenalin, skuadrën e vetme ende të pamposhtur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Të dy ekipet kryesojnë kampionatet respektive, me zikaltërit liderë në Serie A dhe londinezët në Premier League. Forma e të dyja skuadrave është pozitive, por në letër Arsenali shihet si favorit.

Spektakli nuk mungon as në sfidat e tjera të mbrëmjes, ku spikasin Real Madrid – Monaco, Sporting – PSG dhe Tottenham – Dortmund. Kampionët në fuqi të Europës, PSG, po kalojnë një periudhë jo shumë konstante, por përballja me Sportingun konsiderohet e përballueshme.

Në fushë zbresin gjithashtu kampionët e Italisë, Napoli, si edhe Manchester City dhe Bayer Leverkusen, në ndeshje që pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në renditje.

Deri në këtë fazë, vetëm një skuadër ka bërë rrugëtim perfekt: Arsenali, që pas 6 javësh ka grumbulluar 18 pikë të plota, më shumë se çdo ekip tjetër në kompeticion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit