Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 14:06
Fermerët e prekur nga përmbytjet në zonën e Maliqit kanë zhvilluar sot një protestë përpara Bashkisë së Maliqit, duke kërkuar dëmshpërblim nga shteti për humbjet e mëdha të shkaktuara në prodhimin bujqësor. Ata shprehen se situata është alarmante, pasi tokat bujqësore vijojnë të jenë tërësisht nën ujë, duke rrezikuar seriozisht jetesën e tyre.
Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së ndërhyrjes në kohë nga institucionet përgjegjëse. Fermerët theksojnë se, pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë konkrete apo mbështetje financiare. Ata kërkojnë praninë e ministrit të Bujqësisë për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për të dhënë garanci për kompensimin e humbjeve.
Fermerët paralajmërojnë se, nëse ministria e Bujqësisë me në krye Andis Salla dhe bashkia Maliq nuk reagojnë, protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e rrugëve kryesore. Ndërkohë, protesta është monitoruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë. Zona e Maliqit renditet ndër më të prekurat nga përmbytjet në qarkun e Korçës, ku rreth 3 600 hektarë tokë bujqësore e mbjellë vijojnë të jenë nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për fermerët e zonës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR