Ndihmoni Besnikun këtu: "GoFundMe"
Një apel prekës ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, për Besnik Gjinin, një 54-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Rexhina Gjini, vajza e tij tregoi për JOQ se babai i saj pësoi një hemorragji celebrale dhe tashmë ndodhet në një klinikë private në Greqi, pasi spitali nuk e ka marrë përsipër. Shpenzimet për familjen janë të papërballueshme, pasi kostoja e klinikës shkon rreth 8 mijë euro në muaj.
Besniku nuk mund të bëjë asgjë vetë, prandaj dikush duhet t’i gjendet pranë në çdo moment. Vajzat e tij tregojnë se gjatë gjithë jetës babai i tyre ka punuar dhe ka ndihmuar të tjerët me sa ka pasur mundësi. Sot fatkeqësisht ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Më poshtë gjeni mesazhin e plotë që ka mbërritur në redaksinë tonë:
“Përshëndetje JOQ! Me shumë vështirësi dhe dhimbje po ju drejtohem për të kërkuar ndihmë për babain tim. Pak kohë më parë babai pësoi “Hemoragji Cerebrale” dhe kjo goditje e la atë invalid duke i marrë pavarësinë dhe aftësinë për të jetuar si më parë.
Një njeri punëtor, i fortë dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, sot ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai ka nevojë për trajtime mjekësore, trapi rehabilitimi, ilaçe dhe kujdes të vazhdueshëm. Këto kushtojnë shumë dhe ne fatkeqësisht nuk po arrijmë t’i përballojmë të vetëm.
Për momentin babi ndodhet në një klinikë në Greqi, sepse spitali nuk e mori përsipër. Klinika kushton gati 8 mijë euro në muaj. Ne po bëjmë të pamundurën por është e vështirë. Kemi shpenzuar deri më tani 50 mijë euro, por fatkeqësisht nuk kemi më.
Ai as nuk ha, as nuk pi, as nuk bën dot asgjë vetë. Po iu drejtohemi me një thirrje të sinqertë për ndihmë pasi babai jonë i dashur ka nevojë për ne tani më shumë se kurrë. Iu lutemi na ndihmoni.
Linku “GoFundMe” është në emër të motrës sime Egla, numri i telefonit +393472620685
Unë jam Rexhina Gjini dhe numri im i telefonit është +4917625607204”