Për herë të parë në shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.01.2026, 13:12

Në Maqedoninë e Veriut, pas gati një shekulli heshtjeje, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe, një ngjarje me peshë të jashtëzakonshme, që shkon përtej dimensionit fetar dhe prek thellë shtresat kulturore e njerëzore të kujtesës kolektive.

Sipas mediave vendase, liturgjia e kënduar nga Atë Nikolla Kodheli, e cila jehoi përgjatë kreshtave të Rekës së Epërme, u shndërrua në një thirrje për shtigjet e humbura dhe bijtë e harruar; një zë që nuk kërkonte miratim nga koha, por zgjonte ndërgjegjen e gurëve, ujërave dhe maleve.

Ky akt i bekimit, që përfshinte jo vetëm rrjedhën e ujit, por edhe rrjedhën e kujtesës, përfaqësonte një moment thellësisht simbolik shndërrimi dhe hapjeje. Ai përcolli mesazhe të fuqishme bashkimi dhe vazhdimësie, duke rikthyer në dritë vlerat e trashëguara të së kaluarës.

Uji u bë kështu një mjet shenjtërimi dhe lidhjeje njerëzore, që shkrinte kufijtë e kohës dhe përforconte identitetin shpirtëror e kulturor të komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit