Më 12 tetor të vitit që lamë pas, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë një takimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vendosi për ndalimin e monopatinave elektrike dhe njoftimi u bë nëpërmjet një postimi në Facebook që u në zbatim menjëherë të nesërmen ku nisën sekuestrimet masive të këtyre mjeteve të përdorura nga shumë qytetarë, kryesisht të rinj.
Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga ky ndalim, qytetarët vijojnë të jenë pa përgjigje për fatin e skuterave elektrikë. Sot që data shënon 20 janar, nuk ka ende asnjë dokument zyrtar apo sqarim nga institucionet se çfarë do të ndodhë me mjetet e sekuestruara, nëse do t’u kthehen pronarëve apo jo, apo nëse lejohet blerja dhe përdorimi i mjeteve të reja.
Përmes denoncimeve, qytetarët shprehin shqetësimin se ndalimi po i penalizon ata që i përdornin skuterat për të shkuar në punë apo shkollë, ndërsa në rrugë vazhdojnë të lëvizin me skutera vetëm policët apo ndonjë i afërm i tyre, pa dhënë shpjegim pse kjo kategori duket se është e përjashtuar nga ndalimi.
Në një prej denoncimeve, një qytetar shkruan se koha e udhëtimit nga shtëpia në punë i është zgjatur nga 30 minuta në dy orë, për shkak të trafikut. Të tjerë kërkojnë një përgjigje të qartë nga shteti dhe sugjerojnë nisjen e një peticioni publik për rikthimin e skuterave në qarkullim.
Qytetarët kërkojnë që institucionet të dalin me një vendim të qartë, të publikojnë ligjin e ri dhe të sqarojnë procedurën e kthimit të mjeteve të sekuestruara, në mënyrë që të mos vazhdojnë të mbeten pa një alternativë të transportit në përditshmëri.
Denoncimi 1:
Pershendetje! Ju lutem a mund ta ngrini dhe njehere problemin e scooterave elektrike, se kane kaluar 3 muaj nga ndalimi dhe spo kujtohet me njeri qe ti riktheje ne qarkullim. Jam i bindur qe jane dhe shume te tjere si puna ime qe e perdorim scooterin si mjet per te shkuar ne pune. Nga 30 minuta qe shkon rruga pune-shtepi me scooter, tani na duhen dy ore per te shkuar ne pune prej trafikut
Denoncimi 2:
Përshëndetje JOQ, Doja të ngreja një shqetësim publik që mendoj se prek shumë qytetarë. Më 12 Tetor 2025 shteti deklaroi se duke filluar nga data 13 Tetor skuterat nuk do të lejoheshin të qarkullonin “për rreth një muaj”, deri në krijimin e legjislacionit të ri (targa, rregulla, etj.). Sot jemi më 18 Janar dhe kanë kaluar mbi 3 muaj, pa asnjë zgjidhje konkrete dhe pa afat zyrtar. A do të ishte e mundur që faqja juaj të nisë një peticion publik me firma të qytetarëve për rikthimin e skuterave ose të paktën për një përgjigje zyrtare nga institucionet? Nëse mblidhen shumë firma, logjikisht duhet të ketë reagim nga shteti. Faleminderit për punën që bëni dhe shpresoj ta merrni në konsideratë këtë çështje.
Denoncimi 3:
Prsh JOQ ca u bo me ato skuterat, kur do i hapin, ca do bojn me kto skuterat se na cmenden vajti 5 muaj kjo pun, ato ligjetnqe duan i vendosin brenda ditës
Denoncimi 4:
pershendetje joq a ka dal ndonje ligj per skuterat elektrik? Ishalla i hapin deri ne vere te pakten
Denoncimi 5:
prsh joqi si jeni?doja te dija neqoftese keni ndonje informacion per skuterat se cfare do behet se jane tre muaj t marre nga policia ne qeofte se mund te postosh dicka te lutem anonim
Denoncimi 6:
Pershendetje joq a mund te beni ndonje postim mbi skuterat kan 2 muaj qe po i mbajn neper komisariate edhe nuk japin ende nje njoftim cfare do ndodhi me ato e kur do filloj serisht levizja.