Tërshëra ‘Teuta’ plot miza, qytetari: I them çunit të xhajës që merret me palestër mos ha më

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.01.2026, 12:25

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të ngritur edhe një herë alarmin mbi sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend.

Sipas tij, ai kishte vendosur të konsumonte një tas tërshërë me qumësht, ushqim që ia kishte sugjeruar djali i xhaxhait të tij, i cili merret me palestër dhe e përdor rregullisht këtë produkt për shkak të vlerave të larta ushqyese. Por ajo që ka ndodhur më pas e ka tronditur qytetarin dhe e ka bërë jo vetëm të heqë dorë nga konsumimi, por edhe të paralajmërojë të afërmin e tij që e përdor çdo ditë.

Qytetari tregon se, sapo hodhi qumështin e ngrohur mbi tërshërën, në sipërfaqen e pjatës dolën miza, “si llava e një vullkani”. Ai shprehet se fati i tij i mirë ishte fakti që qumështin e kishte ngrohur, pasi mizat rezultuan të ishin brenda kokrrave të tërshërës dhe jo të dukshme më parë.

I tronditur nga ajo që pa, qytetari i ka bërë thirrje kushëririt të tij që të mos e konsumojë më këtë produkt, pasi pa dijeninë e tij mund të jetë ushqyer për një kohë të gjatë me insekte.

Ky rast ngre shqetësime serioze mbi mungesën e kontrollit në zinxhirin ushqimor dhe tregon edhe një herë papërgjegjshmërinë e kompanive prodhuese, tregtarëve, si dhe dështimin e institucioneve përgjegjëse, në veçanti Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për të garantuar sigurinë e produkteve që përfundojnë në tryezat e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit