Burg pa afat për binjakët dibranë, morën gratë e 2 kushërinjve dhe vranë njërin prej tyre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 12:15

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Krusa, të akuzuar si autorë të vrasjes së Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Bulqizë. Vendimi u mor pas seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa prokuroria paraqiti dyshime të forta se dy vëllezërit janë të përfshirë drejtpërdrejt në krimin e rëndë. Ata u arrestuan një ditë më parë në Gjirokastër, ku gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri dhe municion luftarak.

Lulëzim Lleshi, vëllai i Artur Lleshit që u vra në një tunel në vitin 2018, bën akuza të rënda ndaj ish-gruas dhe ish-kunatës së tij, si dhe ndaj dy kushërinjve të tij, binjakëve Klodian dhe Klement Krusa. Ai pretendon se dy vëllezërit e arrestuar kishin lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e vëllait të tij dhe se pas ngjarjes morën gratë e familjes, ish-gruan dhe ish-kunatën e tij. Sipas Lulëzimit, dyshimet e para për ngjarjen janë te gratë, të cilat sipas tij e dinin çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e vëllait të tij dhe kanë jetuar më pas me të dy vëllezërit Krusa.

"Unë i kam kushërinj nga nëna ata. Njëri ka marrë gruan time, tjetri kunatën. Ata u zhduken sapo u zhduk vëllai im. Dyshimet e para i kam te gratë. Ato e dinë se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait tim. Ata vinin si kushërinj në shtëpi. Ata vranë vëllanë, na morën dhe gratë. Dy vëllezërit morën ish-gruan time dhe ish-kunatën time. Ajo po të ishte e drejtë, do të kishte kërkuar për gjurmët e vëllait tim. Ato e dinë, të shtrëngohen nga policia. Ish-gruaja ime iku në Gjirokastër me Klodian Krusën në 1 prill të 2018-ës. Ish-kunata jetonte me qira në Bulqizë, me Klementin. Më thoshin njerëzit që ato kanë marrëdhënie me gratë tuaja.”, tha Lulëzim Lleshi.

Krimi u zbulua në dhjetor të vitit 2018, kur trupi i pajetë i Artur Lleshit, 31 vjeç, u gjet i qëlluar me tre plumba brenda një tuneli në fshatin Gjuras, Bulqizë, rreth nëntë muaj pasi ishte raportuar i zhdukur. Megjithëse kanë kaluar vite nga ngjarja, autoritetet nuk e kanë zbardhur ende plotësisht rastin, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur dyshime se vrasja ka qenë e mirëorganizuar dhe se mund të jenë përfshirë edhe persona të afërt me rrethin familjar të viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit