Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve ka përfunduar me pasoja fatale. Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Petrit Ndou, rreth 57 vjeç.
Sipas raportimeve në media dhe dëshmisë së autorit 28-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia, ngjarja ka nisur pas një gërvishtjeje të automjeteve të përfshira. Fillimisht mes palëve ka pasur një debat verbal me sharje dhe fyerje, ndërsa më pas situata ka agravuar.
Autori dyshohet se e ka goditur viktimën disa herë në kokë dhe trup me një çekiç që ndodhej në automjetin e tij, duke i shkaktuar plagë fatale. “Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat.