Sekserja e miliardave të shtetit Arlinda Pogaj i jep 1.1 MILIARDË LEKË oligarkut të shëndetësisë Janis Karathanos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.01.2026, 11:42

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka përmbyllur një tjetër procedurë prokurimi që ngre pikëpyetje të forta mbi transparencën dhe garën në sektorin e shëndetësisë.

Në qendër të këtij transaksioni gjigant është sërish oligarku i njohur i këtij sektori, Janis Karathanos zotëruesi i koncesionit të laboratorëve mjekësorë, përmes kompanisë së tij PEGASUS SHPK. Dokumentet tregojnë një skemë të njohur... "garë" me vetëm një pjesëmarrës dhe një fitues të paracaktuar që merr thuajse të gjithë fondin limit.

Oligarku është shpallur fites me rreth 99.6% të fondit limit, duke mos i kursyer pothuajse asnjë qindarkë buxhetit të shtetit. Flamur të kuq në një procedurë që kap vlerën e mbi 1.1 miliardë lekëve të vjetra, është paraqitur dhe ka "garuar" vetëm një operator.

Kjo tregon për një vazhdimësi të praktikave ku kontratat e majme për reagentë dhe kite laboratorike mbeten "monopol" i një rrethi të ngushtë biznesmenësh, të cilët shpesh cilësohen si oligarkët e shëndetësisë.

Kur ka vetëm një konkurrent në garë, nuk ka presion për uljen e çmimit. Fituesi ka ofruar një shifër pothuajse identike me tavanin e vendosur nga shteti, çka në gjuhën e auditimit quhet "paracaktim i fituesit".

Shuma prej mbi 1.1 MILIARDË LEKËSH shkon në një llogari të vetme, ndërkohë që sistemi shëndetësor shpesh vuan për barna bazë.

Ky tender është vetëm një pjesë e mozaikut të madh të prokurimeve në shëndetësi, ku emrat e Arlinda Pogajt si zyrtare dhe Janis Karathanos si përfitues, shfaqen gjithnjë e më shpesh në kontrata miliona euroshe që mbajnë vulën e "Mungesës së Konkurrencës".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit