Kamionët me inerte shkatërrojnë rrugën në Kamëz dhe ndotin lumin e Tërkuzës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 11:49

Rruga “Kosova” në Kamëz është kthyer në një rrugë të papërdorshme, pasi kamionët që transportojnë inerte për t’i hedhur në lumin e Tërkuzës po e shkatërrojnë çdo ditë. Rruga është e plotësisht e dëmtuar, me gropa dhe pluhur që pengojnë lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve. Banorët e zonës ankohen se situata është bërë shumë e rrezikshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Banorët kritikojnë kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, që deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar kalimin e kamionëve të rëndë dhe për të riparuar rrugën. Ata thonë se shkatërrimi i rrugës dhe ndotja e lumit janë bërë problem serioz, dhe kërkojnë veprime urgjente nga Bashkia.

"Rruga “Kosova” në Kamëz është totalisht e shkatërruar nga kamionët e inerteve, që shkojnë dhe derdhin materialet në lumin e Tërkuze, bashkia \kamëz nuk merr masa", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit