Një qytetare nga Kavaja ka denoncuar pranë redaksisë JOQ një situatë të rëndë ndotjeje mjedisore në zonën e ish-fabrikës së qelqit. Sipas saj, prej kohësh në këtë zonë janë vendosur kontenierë mbetjesh, të cilët janë kthyer në burim ndotjeje dhe rreziku për banorët.
Qytetarja shprehet se situata është shqetësuese pasi shumë pranë ndodhen një shkollë dhe një kopsht, ndërsa era e rëndë dhe mbeturinat depërtojnë edhe brenda banesave. Sipas saj, banorët që jetojnë në këtë zonë janë të ekspozuar çdo ditë ndaj ndotjes, ndërsa fëmijët po përballen me probleme shëndetësore.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Kavajës dhe strukturave përkatëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për largimin e mbetjeve dhe zgjidhjen e këtij problemi, i cili po cenon rëndë jetesën dhe shëndetin e komunitetit.
Denoncimi i qytetares:
'Pershendetej JOQ, Ja ku eshte Kavaja Fisnikut e gjith zona e ish fabrikes qelqit kontinier plehrash . Kush jeton ktu e din situaten eshte shkolla dhe kopeshti afer po na semuren femijet na futen plehrat ne shtepi !!!!! Pershendetje kjo eshte nje situate shqetesuese per ne , po na ndihmove ta publikojm qe te marrin masa'