33 milionë lekë dëm me tenderët, ish-kryetari i Kavajës në SPAK, zyrtarisht i pandehur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 10:23

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, për shpërdorim detyre. Roshi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën shoqërinë e avokatit mbrojtës Andi Skënderi, ku iu komunikua përfundimi i hetimeve. Dosja pritet të kalojë për gjykim, ndërsa ish-kryebashkiaku akuzohet për shkelje në tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Akuzat kundër Roshit dhe 10 zyrtarëve të tjerë kanë lindur nga një kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në vitin 2015, pas auditimit të periudhës janar 2013–dhjetor 2014. Auditimi ka zbuluar shkelje në 12 tenderë, përfshirë rikonstruksionin e qendrës së qytetit, rrugët lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative, ku dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh.

Sipas raportimeve, KLSH konstatoi se bashkia kishte ndjekur standarde të ndryshme në vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët në disa raste. Për tre tenderë të tjerë, oferta më e ulët ishte skualifikuar për llogaritje të gabuara, duke sjellë hetimin nga Prokuroria e Durrësit. Megjithatë, vendimi i GJKKO-së vitin e kaluar urdhëroi SPAK-un të merrte në dorëzim çështjen dhe të kryente hetimet e plota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit