Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës! ‘Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 10:03

Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po gjykohet një rast i dhunës ekstreme brenda një bande droge, ku një shqiptar është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori të tij. Sipas mediave gjermane, viktima humbi një telefon celular që përmbante të dhëna të ndjeshme për klientët e drogës, dhe për këtë arsye u mbajt peng për më shumë se një javë në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit. Autorët i prenë dy gishtërinj të këmbës me një pincë, ndërsa e mbajtën peng, i mbyllën gojën me pëlhurë, i thyenën një pjatë në kokë dhe i shkaktuan djegie me shufra hekuri të nxehta, si dhe i shtypën cigare në fytyrë. Viktima, 33-vjeç, u dërgua në spital ku mjekët arritën t’i qepnin gishtërinjtë e prerë.

Shefi i bandës, që dyshohet të ketë blerë rreth 200 kilogramë kokainë dhe e kishte shpërndarë drogën në apartament për klientët, nuk i besonte viktimës se telefoni ishte humbur vërtet. Sipas aktakuzës, bashkëpunëtorët e tij donin të siguronin kthimin e pajisjes ose një pranimi që telefoni ishte dorëzuar te policia. Viktima ka pohuar në gjykatë se ngjarja ndodhi me të vërtetë, por nuk ka pranuar të tregojë vendbanimin aktual, duke shprehur frikën e madhe për jetën e tij.

Avokati mbrojtës, Philipp Thiée, ka dhënë një rrëfim në emër të klientit të tij shqiptar, i cili është babai i tre fëmijëve dhe kishte ardhur në Gjermani për të kërkuar punë, por u përfshi në aktivitetet e drogës nga një kushëri i tij. Sipas Thiée, i akuzuari kishte qenë i pranishëm gjatë marrjes peng dhe dhunimit, por nuk kishte përdorur armë apo pincë vetë. Ai tentoi të paguante viktimën për dhimbjet, por paratë ishin marrë dhe shpenzuar nga babai i tij, i varur nga alkooli. Vendimi i gjykatës pritet të merret brenda një muaji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit