Ndou u godit për vdekje me çekiç nga i riu, sherr kush do kalonte i pari me makinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 09:23

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve për përparësi kalimi ka përfunduar në tragjedi. Viktima është identifikuar si Petrit Ndou, 57 vjeç, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes policia ka arrestuar Andi Vokrin, 28 vjeç, banues në zonën e Thumanës. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se sherri mes viktimës Petrit Ndou dhe Andi Vokrit, erdhi për makinat, se kush do të kalonte i pari.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka kaluar në përplasje fizike, ku dyshohet se Andi Vokri ka përdorur një çekiç për të goditur Petrit Ndoun në kokë. Si pasojë e plagës së rëndë, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjatë këqyrjes së zonës, policia ka sekuestruar edhe mjetin e fortë, i cili dyshohet se është arma e krimit dhe tashmë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Autori i dyshuar është shoqëruar menjëherë nga shërbimet e policisë dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa Prokuroria ka nisur procedimin penal për veprën e “Vrasjes me dashje”. Ndërkohë, po merren dëshmitë e dëshmitarëve okularë, po analizohen pamje të mundshme filmike dhe prova të tjera materiale, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit