Sherr mes dy shoferëve në aksin Mamurras–Krujë, humb jetën Petrit Ndou, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.01.2026, 08:53

Një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve ka përfunduar në tragjedi rreth orës 00:40 të mesnatës në aksin rrugor Mamurras–Krujë, ku si pasojë e përplasjes fizike ka humbur jetën Petrit Ndou. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur pas një aksidenti dhe më pas ka degraduar në dhunë, duke rezultuar fatal për viktimën.

Burime policore bëjnë me dije se si autor i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona për të sqaruar rrethanat, mes tyre Dhurata Ndreka, nëna e autorit, dhe Gentjana Vokri, bashkëshortja e tij. Po ashtu, deklarime kanë dhënë edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që njiheshin me viktimën Petrit Ndou.

Ndërkohë, Prokuroria në bashkëpunim me policinë po vijon veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje” ndaj Andi Vokrit, ndërsa po analizohen provat materiale, dëshmitë dhe roli i personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje. Autoritetet pritet të sqarojnë dinamikën e plotë të konfliktit dhe nëse ka përgjegjësi penale edhe për individë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit