Aksident i rëndë në Laç: Përplasen dy makina, humb jetën pasagjeri 25-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2026, 23:42

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë një automjet me drejtues shtetasin Aron Zymaj dhe një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Gentjan Xhaferri, 23-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Elinor Tusha, rreth 25-vjeç, i cili ndodhej pasagjer në automjetin që drejtohej nga Gentjan Xhaferri.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës drejtuesi i automjetit Gentjan Xhaferri, 23-vjeç, si edhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi, 23-vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi Aron Zymaj, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit