Një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës, është zbuluar nga policia si ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Apartamenti ndodhej në një pallat dhe ishte kthyer në një mjedis të përshtatshëm për kultivimin e bimëve të marijuanës. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, nuk ka rezultuar i pranishëm asnjë person brenda.
Ky është rasti i dytë i zbuluar brenda këtij muaji në Sarandë ku apartamente përdoren për kultivim të narkotikëve. Policia po vijon hetimet për identifikimin e personave përgjegjës.