Në Skagway të Alaskës, një iniciativë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në rrjetet sociale. Mo Mountain Mutts është një shërbim unik, ku qentë transportohen çdo ditë me një autobus të dedikuar për aventura në natyrë.
Ideatorë të këtij koncepti janë Mo dhe Lee Thompson, të cilët e kanë kthyer dashurinë për kafshët në një aktivitet të veçantë dhe shumë të admiruar. Çdo mëngjes, ata marrin qentë nga shtëpitë e tyre dhe i çojnë për shëtitje, eksplorime dhe lojëra në natyrën e egër të Alaskës.
Pamjet ku qentë hipin të qetë në autobus, gjejnë vendin e tyre dhe nisen për “ekskursionin e ditës”, janë bërë virale në mbarë botën. Autobusi është kthyer në simbol gëzimi dhe kujdesi ndaj kafshëve, duke treguar se edhe për qentë, rutina mund të jetë një aventurë.