Dy goditje në qafë dyshohet me ‘porosi nga jashtë’, vrasësi i Aliajt i njëjti që vrau Artur Bashimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.01.2026, 17:45

Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj është identifikuar si një 28-vjeçar grek, i njohur si vrasës me pagesë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të njëjtin person që më 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimin. Ngjarja ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u qëllua me armë zjarri nga i njëjti shtetas grek.

Artur Bashimi, ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrjeje për vëllanë e tij, Marsel Bashimin. Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast ku dyshohet të ketë bashkëpunuar me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin. Të dy këta janë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se edhe vrasja e Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është paguar, duke ngritur dyshime për një skenar të organizuar.

Sipas mediave greke, si autori ashtu dhe viktima kanë pasur përplasje të shumta mes tyre. Aliaj ka marrë dy godirje në qafë nga një thikë e improvizuar, duke e lënë të vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit