Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Elisa Spiropali, dha sot një konferencë për mediat.
Ajo tha se Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Spiropali e konsideroi këtë ftesë si një vlerësim të lartë për rolin e Shqipërisë.
“Ftesa është një vlerësim i drejtpërdrejtë i Presidentit Trump për Kryeministrin Rama, i ftuar personalisht",-tha ajo.
Ndër të tjera, ministrja e Jashtme nuk i kurseu lavdet e shefit të saj duke i vënë fjalët në gojën e Presidentit Trump. "Vetë Trump tha se Rama është një udhëheqës i respektuar botërisht",-deklaroi ajo ndër të tjera...