Në lumin Tërkuzë plehrat bëjnë not, askush s’i pastron

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.01.2026, 18:10

Në Lumin Tërkuzë është krijuar një situatë shqetësuese dhe e papranueshme. Sasi të mëdha mbetjesh dhe plehrash janë bllokuar në lumë dhe, dita-ditës, ato po shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo ndotje e vazhdueshme përbën rrezik serioz për mjedisin, shëndetin e banorëve përreth dhe ekosistemin e zonës.

Pavarësisht gjendjes alarmante, deri më tani askush nuk ka ndërmarrë masa konkrete për pastrimin e lumit apo për ndalimin e hedhjes së mbetjeve. Kjo neglizhencë po e përkeqëson situatën dhe po e shndërron lumin në një vatër ndotjeje.

Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse dhe autoriteteve lokale të reagojnë sa më parë dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Gjithashtu, u kërkojnë ndërgjegjësim qytetarëve që të mbrojnë mjedisin dhe të mos kontribuojnë në ndotjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit