Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot më 19.01.2026 ka njoftuar se do të bllokojë për shitje në tregun e Kosovës qumështin për foshnje “Nestle”, për shkak të pranisë së substancës të quajtur “Cereluide”.
Sipas njoftimit të AUV-it, qumështi për foshnje “Nestle – Nidina Optipro 600g, është me origjinë nga Holanda dhe importohet në Kosovë nga kompania Nestle Nederland BV.“AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi” – thuhet në njoftim.
Ky bllokim vjen pasi që AUV ka pranuar një njoftim nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), të cilët kanë identifikuar praninë e substancës Cereluide.