“Punonjësit e Bashkisë vinë të pastrojnë kanalin dhe më prishin pronën”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.01.2026, 16:14

Një qytetar i qytetit të Lezhës i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një shqetësim serioz që, sipas tij, po ndodh pranë banesës së tij.

Sipas qytetarit, punonjësit e Bashkisë Lezhë kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e kanaleve kulluese në zonë. Megjithatë, në vend që të vepronin sipas procedurave dhe të hynin nga rruga përkatëse duke pastruar fillimisht inertet, ata kanë zgjedhur një mënyrë tjetër, duke hyrë me forcë në pronën private të tij.

Qytetari shprehet se, së bashku me forcat e policisë, punonjësit e bashkisë kanë hyrë brenda pronës së tij, kanë shkatërruar gardhin rrethues dhe kanë kryer pastrimin e kanalit kullues. Pas përfundimit të punimeve, ata kanë lënë të gjitha inertet dhe mbetjet përpara derës së banesës dhe janë larguar, pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa marrë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

Sipas denoncimit, kjo ndërhyrje jo vetëm që ka cenuar pronën private të qytetarit, por ka shkaktuar edhe dëme materiale, duke e lënë situatën më problematike se më parë.

Qytetari kërkon reagim nga institucionet përkatëse dhe përgjegjësi nga autorët e kësaj ndërhyrjeje, ndërsa thekson se veprime të tilla nuk janë zgjidhje, por shkatërrim. “Punëtorët e bashkisë, në vend që të rregullojnë situatën, duket se më shumë shkatërrojnë”, shprehet ai, duke iu referuar edhe drejtimit aktual të bashkisë nën kryebashkiakun Pjerin Ndreu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit