Lecce rinovon me Ramadanin deri në 2027

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.01.2026, 15:37

Lecce ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, klubi ka aktivizuar opsionin për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër, duke e mbajtur futbollistin në Salento të paktën deri në verën e vitit 2027.

Në përfundim të sezonit të kaluar, e ardhmja e Ramadanit dukej e pasigurt, pasi ai kishte humbur vendin e titullarit. Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ku paraqitjet e tij pozitive kanë bindur drejtuesit e klubit për rolin dhe rëndësinë e tij në mesfushë.

Aktualisht, 29-vjeçari kryeson listën e lojtarëve me më shumë kilometra të përshkuara në Serie A, një tregues i qartë i intensitetit, sakrificës dhe kontributit të tij në lojë. Ramadani iu bashkua Lecces në verën e vitit 2023 nga Aberdeen dhe tashmë konsiderohet sërish një element kyç në projektin sportiv të klubit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit