Sot data 19 janar, mjekët dhe infermierët s’kanë marrë ende rrogën e dhjetorit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2026, 15:08

Punonjësit e sistemit shëndetësor në disa spitale të vendit kanë ngritur shqetësimin për vonesat në pagesën e pagave, duke deklaruar se ende nuk kanë marrë rrogën e muajit dhjetor. Denoncimet vijnë nga personeli i QSUT-së, si dhe nga spitali rajonal në Shkodër, ku infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë shprehen të indinjuar për situatën.

Sipas punonjësve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vonesat po krijojnë vështirësi serioze financiare, pasi po afrohen afatet e pagesave të kredive dhe detyrimeve të tjera mujore ndërkohë ata përveç shpërblimeve s'po marrin as pagat që u takojnë me ligj. theksojnë se, përveç mungesës së shpërblimeve, tashmë po u vonohet edhe paga që u takon me ligj.

Të njëjtat shqetësime janë ngritur edhe nga personeli spitalor në Shkodër, ku infermierët raportojnë se pagat e muajit dhjetor nuk janë kaluar ende në llogaritë e tyre bankare.

Punonjësit e shëndetësisë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse dhe transparencë mbi arsyet e vonesave, duke theksuar se këto situata ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën dhe motivimin e tyre në punë.

Denoncimi 1:

Pershendetje si ja kaloni….A mund ta publikoni nje problem qe kemi me rrogat ne QSUT akoma nuk kan dalur…Po na afron dhe data e kredis dhe nuk kan ndermend ta nxjerrin….Mir qe shperblime nuk na hodhen por as rrogen qe na takon po na e vonojn

Denoncimi 2:

Personeli i spitaleve ska mar rrogen e dhjetorit akoma. Sna kan hudh akoma rrogat e dhjetorit ky shtet ne qsut

Denoncimi 3:

Përshëndetje A mund ta publikoni ju lutem! Kemi rrogat e dhjetorit akoma pa marrë Infermierët e spitalit Shkodër

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit