“Rocky” më i ri se kurrë, Stallone stërvitet rregullisht në prag të 80-tave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.01.2026, 15:06

Ikona e kinemasë aksion, Sylvester Stallone, dëshmon se mosha është thjesht një numër. Në prag të ditëlindjes së tij të 80-të, më 6 korrik 2026, aktori legjendar vazhdon të stërvitet rregullisht në palestrën e tij private, e cila ndodhet në rezidencën luksoze prej 35.3 milionë dollarësh në Florida.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, Stallone shfaqet duke ushtruar me përkushtim dhe intensitet, ndërsa palestrën e quan “vend të shenjtë” dhe “kishë” — një hapësirë ku ai punon çdo ditë për t’u përmirësuar vazhdimisht, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

“Çdo vit bëhet më e vështirë, por pikërisht për këtë arsye duhet të përpiqesh edhe më shumë. Gjak, djersë dhe lot”, shkroi ai në mbishkrimin e videos, duke reflektuar filozofinë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

Aktori theksoi se stërvitja është thelbësore jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen. “Ndihesh më mirë fizikisht, dhe kjo të jep forcën për të arritur qëllimet e tua me besim. Je gati të përballesh me çdo sfidë. Dëshiron të vazhdosh të godasësh. Shihemi së shpejti”, shprehet Stallone.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit