Vjehrra lushnjare dhunon dhëndrin pas një konflikti verbal

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 14:09

Një akt dhune është shënuar në Lushnjë, ku një grua 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të saj, pas një konflikti mes tyre.

Sipas Policisë, shtetasja L. Sh. është konfliktuar fillimisht me bashkëshortin e vajzës dhe më pas ka kaluar në dhunë fizike, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

52-vjeçarja është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit