Sot dita më e trishtuar e vitit, po e ndieni? Mënyrat si ta përballoni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 13:32

Blue Monday, e njohur si dita më e trishtuar e vitit, zakonisht bie të hënën e tretë të janarit. Për këtë vit dita më e trishtuar e vitit është sot dhe lidhet me një kombinim faktorësh si moti i ftohtë dimëror, përfundimi i festave, rikthimi në rutinën e përditshme dhe vështirësia për të mbajtur premtimet e Vitit të Ri. Termi u bë i njohur në vitin 2005 nga psikologu britanik Cliff Arnall, i cili pretendoi se kishte krijuar një formulë për të përcaktuar këtë ditë si më të trishtë se të tjerat.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ka prova shkencore që mbështesin këtë teori. Shumë psikologë e konsiderojnë Blue Monday më tepër një koncept mediatik sesa një fakt real, duke argumentuar se gjendja emocionale e njerëzve nuk mund të përcaktohet nga një datë e vetme. Pavarësisht kësaj, dita shihet si një mundësi për të reflektuar mbi shëndetin mendor, për të normalizuar ndjenjat e vështira dhe për të nxitur kujdesin ndaj vetes.

Specialistët e shëndetit rekomandojnë disa mënyra të thjeshta për të përballuar këtë periudhë, aktivitet fizik të rregullt, ushqim të shëndetshëm me fruta, perime dhe vitaminë D, reduktim të alkoolit, si dhe ndërveprim social me miq e kolegë. Po ashtu, nisja e hobeve apo projekteve të reja ndihmon në thyerjen e rutinës. Sipas Leona Burton, eksperte e mirëqenies, vendosja e qëllimeve të qarta dhe ndarja e tyre në hapa të vegjël është çelësi për të rifituar motivimin dhe një qëndrim pozitiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit