Italiani vjen në Tiranë për të mbjellë flokët dhe largohet nga apartamenti pa paguar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2026, 13:51

Një qytetar, pronar i një apartamenti në Tiranë ka denoncuar në redaksinë tonë një rast mashtrimi nga një turist italian, i cili ka rezervuar një dhomë përmes platformës Booking.com dhe është larguar pa paguar për dy netë që ka qëndruar.

Sipas pronarit, italiani Vito Calcagnino, me origjinë nga Bari, më 3 janar rezervoi apartamentin për periudhën 15–21 janar me vlerë totale 235 euro. Ai tregon se më 16 janar, italiani kërkoj shtyrjen e pagesës për datën 17 janar me pretendimin se kishte shpenzime në një klinikë për mbjellje flokësh. Por më 17 janar ai e ka njoftuar se apartamenti nuk i ka pëlqyer dhe se do të largohej. Duke e mirëkuptuar, pronari pranoi dhe i kërkoi të paguante 70 euro për dy netët që kishte qëndruar.

Por italiani sërish e ka gënjyer pasi lekët që do linte për pagesën e dy netëve i ka lënë në tavolinë dhe i ka marrë prapë kur është larguar. Pronari thotë se ka bërë denoncim në polici për mashtrim dhe vjedhje pasi gjatë gjithë këtyre viteve që ka punuar me shtetas italianë nuk ka patur probleme të tilla.

Ai është i vendosur ta ndjekë çështjen deri në fund pasi italiani endet rrugëve të Tiranës duke mohuar dhe duke mos pranuar përgjegjësinë.

Denoncimi i pronarit:

Pershendetje, Perseri nje tjeter italian mashtrues bllokon apartamentin per 6 nete dhe diten e trete largohet nga apartamenti pa bere pagesen as per dy nete. Vito Calcagnino me origjine nga Bari, me 03 janar pronotoi nepermjet booking.com apartamentin tim per te qendruar nga data 15 janar deri me date 21 janar per 235 euro gjothsej. Me date 16 janar me kerkoi qe ta shtynte pagesen per date 17, sepse sipas tij kishte ca pagesa te tjera per te bere ne nje klinike per mbjellje flokesh. Ne mengjes me date 17, me tha nuk me pelqen apartamenti dhe do largohem nga apartamenti.

Une rashe dakord qe te me paguante 70 euro per dy nete dhe le te largohej. Ne menyren me te paturpshme me tha jo po te le 8 mije leke per dy nete, beri dhe video sikur i la ne tavoline, mori perseri parate e i futi ne xhep dhe u zhduk. Eshte denoncuar ne polici per mashtrim e vjedhje. Ju lutem publikojeni si rast. PS. Une kam pritur keto vite mbi 500 italiane, por nuk kam pas probleme. Duket dhe ne video qe eshte shume nervoz. Sapo ka bere vjedhjen dhe po vendos celsat e apartamentit ne kutine e celsave. I kam thene qe do te denoncoi ne polici per gjithe pagesen qe me detyrohet sipas booking dhe me siguri do ta denoncoi neser.

Kam folur me te, kthen pergjigje si gjithe mashtruesit. Eshte hajdut e mashtrues profesionist: e di qe nuk merret policia jone me keto gjera dhe vetem shkruan e flet kot se koti. Eshte larguar qe te shtunen nga apartamenti im Por eshte verdalle ne Tirane me dijenine time. Largohet pasneser. Deri te merkuren e kishte protimin per tek une, por u largua pas nates se dyte te qendrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit