Vajza në foto është Monika Urtari, 16-vjeçarja që ka ndërruar jetë një ditë më parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke tronditur familjen dhe opinionin publik. E mitura ishte e shtruar në spital, ndërsa rrethanat e sakta të humbjes së jetës së saj mbeten ende të paqarta.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiorespirator. Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në ndarjen nga jeta të 16-vjeçares.
Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa pritet edhe rezultati i ekspertizave për të sqaruar përfundimisht shkakun e vdekjes.