Iu shau nipin, gjyshërit në Sarandë plagosin me thikë 6-vjeçarin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 11:28

Dy të moshuar, një çift bashkëshortësh, janë arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në pjesën e dorës një fëmijë 6-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ku shkak dyshohet të kenë qenë pretendimet se i mituri kishte sharë fëmijët e familjes së tyre.

Të arrestuarit janë Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, banues në Sarandë. Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vepruar për motive të dobëta dhe, përveç plagosjes së të miturit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.

Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe djali i çiftit, një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit