“40 emigrantë me precedentë penalë kthehen nga Shqipëria në Itali, shuplakë për shtetin”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 11:25

Është një “shuplakë në fytyrë për Italinë”, siç e cilëson media italiane Il Tempo, rasti i 40 emigrantëve të huaj që u përzgjodhën për t’u transferuar në qendrat e ndalimit në Shqipëri, por që u kthyen sërish në Itali. Sipas gazetës, kthimi i tyre lidhet me vendime gjyqësore të politizuara, ngërç procedural dhe presion politik nga e majta, duke e bërë të pazbatueshme strategjinë e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm me precedentë penalë.

Il Tempo publikon edhe listën e plotë të CPR-ve nga ku vinin këta persona: Torino, Roma, Milano, Bari, Brindisi, Gorizia, Caltanissetta dhe Palazzo San Gervasio. Kombësitë përfshijnë marokenë, pakistanezë, algjerianë, bengalezë, tunizianë, si dhe një nigerian, moldav dhe gjeorgjian. Sipas medias italiane, shumë prej tyre kanë rekorde të rënda kriminale: grabitje, dhunë në familje, trafik droge, mbajtje armësh, dhunë seksuale dhe vepra penale ndaj të miturve.

Mes rasteve më alarmante përmenden M.A. nga Algjeria dhe M.H. nga Pakistani në Torino, M.J. nga Pakistani në Milano i dënuar për pornografi me të mitur, si dhe H.S. nga Tunizia dhe M.T. nga Maroku në Bari, me akuza për plagosje, drogë dhe dhunë seksuale. Sipas Il Tempo, tabloja e përgjithshme është tronditëse dhe kundërshtimi i transferimit të tyre në qendrat shqiptare përbën, sipas gazetës, një rrezik serioz për sigurinë publike dhe interesin kombëtar italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit