Jo vetëm pacientë, spitali i Indisë pushtohet nga minjtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 10:49

Pamje të tmerrshme nga një spital në Indi janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen minj që qarkullojnë brenda ambienteve spitalore. Një vend që duhet të jetë ndër më sterilët, ku pacientët shkojnë për t’u shëruar, është kthyer në burim rreziku për shëndetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një klinikë pranë Kolegjit Shtetëror Mjekësor në qytetin Gonda. Videoja e publikuar ka shkaktuar reagime të forta nga opinioni publik, duke vënë në pikëpyetje kushtet higjieno-sanitare dhe menaxhimin e institucionit shëndetësor.

Pas përhapjes së pamjeve, autoritetet kanë kritikuar ashpër drejtuesit e spitalit dhe kanë kërkuar masa të menjëhershme. Në repartin e ortopedisë është vendosur helm për minjtë, ndërsa ka nisur edhe një hetim për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit