16-vjeçarja humb jetën në Spitalin e Shkodrës, pësoi arrest kardiorespirator

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 10:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare Monika Dedushi, ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiorespirator. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në spital dhe, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit