Bie numri i lindjeve në nëntor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2026, 10:16

Vetëm gjatë muajit nëntor të vitit që shkoi janë regjistruar 2 mijë e 184 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 janë meshkuj dhe 1 077 janë femra.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së krahasuar me muajin tetor 2025, numri i lindjeve në nëntor ka shënuar rënie prej rreth 3.7 për qind, duke reflektuar një trend të lehtë rënës të natalitetit për këtë periudhë.

“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2 184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 lindje janë meshkuj dhe 1 077 lindje janë femra. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit