Një qytetare nga Vlora ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen alarmante të varrezave të qytetit, duke e cilësuar situatën si skandaloze dhe tejet shqetësuese.
Ajo ka treguar se ditën e djeshme, si çdo të dielë ka shkuar te varrezat për të përkujtuar të afërmit që kanë ndërruar jetë, por është përballur me pamje tronditëse.
Qytetarja raporton se ka gjetur dyshekë të hedhur mbi varre, pemë të rrëzuara që kanë dëmtuar dhe shkatërruar varret, pllaka të thyera, si dhe mbeturina të shumta të shpërndara kudo. Sipas saj, disa varre janë dëmtuar rëndë nga rënia e pemëve, duke krijuar një situatë të papranueshme dhe mungesë totale respekti ndaj të ndjerëve dhe familjarëve të tyre.
Duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, qytetarja thotë se të vdekurit nuk po gjejnë qetësi as në banesën e fundit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje Jam nje qytetare nga vlora,,doja te ngrija shqetesimin tim per gjendjen skandaloze qe pash sot ne vareza, pasi shkoi cdo te diel per te kujtuar te afermit tane qe kan nderuar jete,, po cte shikoje ,dyshek hedhur mbi vare ,peme te rezuara mbi vare ,pllakat e vareve thyer varet mbushur me mbeturina ,vare te shkateruara nga renia e pemeve ,po skandal i vertet as ne vare nuk gjeten rehat e qetesi ky popull zoti na ruajt