Është dërguar me urgjencë në QSUT, drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani. Mësohet se ky i fundit ka pësuar hemorragji celebrale. Deri tani nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij, teksa po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Llabani u emërua drejtor i komanduar në IEVP Durrës, pas shkarkimit të Indrit Cërloj. Cërloj u shkarkua nga detyra dhe më pas u arrestua pas arratisjes së kriminelit Altin Ndoci.
Altin Ndoci, 38 vjeç, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar si vrasës me pagesë, arratiset në mes të ditës, pa pranga, pa pengesa dhe me dyer të hapura. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Altin Ndoci u shfaq duke mbërritur në Spitalin Infektiv të Durrësit me ambulancë. Me 5 punonjës të Policisë së Burgjeve, por vetëm 2 e shoqëruan brenda. Pa pranga, pa asnjë masë shtesë sigurie.
Për këtë moszbatim të protokollit të sigurisë, gjatë shoqërimit të një purgosuri, Cerloj u shkarkua për t'u zevendesuar nga Llabani.