Abdixhiku pretendon se Paris Gurit iu vodhën votat përbrenda LDK’së: Duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2026, 09:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pretenduar se kandidatit për deputet nga radhët e këtij subjekti politik, Paris Gurit, iu është tjetërsuar vota.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo po bëhet nga ata “që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot”, duke aluduar në njerëz përbrenda partisë së tij.

“Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë Kosovën.

“Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit